Lëvizja Bashkë do të organizojë një protestë të re me pensionistët më 2 nëntor përpara Kryeministrisë. Nëpërmjet një video-mesazhi, pensionistët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive. Kjo është protesta e dytë e kësaj lëvizjeje. Qeveria, e trembur nga zemërimi i pensionistëve, po dërgon ministra dhe deputetë për të bindur ata për një rritje pensionesh, pas luftës ndaj informalitetit në pagat e biznesve.
Posted inKryesore


