SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi për “Pastrim parash” dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Rajmonda Dashi akuzohet gjithashtu për “Pastrimin e parave”. Hetimet tregojnë se vëllezërit Ramaj kanë qenë të përfshirë në aktivitete lidhur me narkotikët dhe pastrimin e të ardhurave përmes investimeve të paluajtshme. Janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, duke përfshirë apartamente dhe automjete.
Posted inKryesore


