SPAK ka ngritur akuzë ndaj deputetit të PS-së, Plarent Ndreca, për “shkeljen e barazisë në tendera”. Ai akuzohet për abuzim me tenderin për rikonstruksionin e katër komisariateve, kur ishte sekretar i Ministrisë së Brendshme. Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi pas gjetjeve për mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit. Gazment Bardhi e kritikoi Ndrecën për pretendimet e tij të rreme mbi hetimin nga SPAK.
Posted inKryesore


