Bylisi ka thyer serinë e humbjeve duke mundur Teutën 4-0 në javën e 10-të të Superiores. Abazaj zhbllokoi ndeshjen me një penallti në minutën e katërt, ndërsa Berko dyfishoi në të 21-tën. Ruci dhe Gjata shënuan dy herë të tjera në pjesën e dytë. Pas kësaj fitoreje, Bylisi ngjitet në vendin e nëntë me 8 pikë, ndërsa Teuta renditet e gjashtë me 14 pikë. Ndeshja mes Egnatias dhe Dinamos përfundoi pa fitues 1-1.
Posted inSport


