Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë apel shqiptarëve të protestojnë ndaj përfaqësuesve të rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama. Ai përshëndeti protestat e diasporës në New York, duke theksuar se Rama është një diktator që po shkatërron Shqipërinë. Berisha kritikoi qeverinë për lidhjet me Serbinë dhe kërkoi që protestat të vazhdojnë kudo që të shkojnë liderët e Rilindjes, duke i quajtur ata “hajdutë” të kombit.
Posted inKryesore


