Policia ka shpallur në kërkim Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit Rrahman Rraja, për dhunë ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij për konflikte pronësore. Ngjarja, e dyshuar të ketë ndodhur dy ditë më parë, është mbajtur e fshehtë nga policia, e cila nuk ka bërë asnjë reagim. Në kërkim është shpallur edhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja.
Posted inKryesore


