Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit ndërkombëtar “Muratori”. Këta individë, të përfshirë në trafikimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave, kishin investuar pasuri të pajustifikueshme në Shqipëri. Prokuroria kërkon konfiskimin e 43 automjeteve, 18 pasurive të paluajtshme dhe 25 subjekteve tregtare, si dhe llogarive bankare të tyre dhe familjarëve.
Posted inKryesore


