Gjykata e Korçës vendosi arrest me burg për katër të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, të akuzuar për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, vjedhjen e energjisë, armëmbajtjen pa leje, falsifikimin e dokumenteve dhe moskallëzimin e krimit. Në magazinë u sekuestruan 195 kg kanabis, armë, kokainë dhe dokumente të falsifikuara. Sadriano Duçi është shpallur në kërkim si kreu i grupit.
Posted inKryesore


