Prokuroria e Posaçme kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera”. Gjana akuzohet për favore në prokurimet publike, duke shkelur ligjin. Me procedurë të shkurtuar, dënimi reduktohet në 1 vit. SPAK propozon konvertimin e dënimit në 2 vite shërbim prove, që do të thotë se Gjana nuk do të vuajë burgun nëse respekton kushtet e provës. Vendimi përfundimtar pritet në sesionin e ardhshëm gjyqësor.
Posted inKryesore


