Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, tha se anija me 102 kontejnerë, e cila është afruar në Portin e Durrësit, përmban mbetje të rrezikshme. Ai e konsideron të sigurt se ngarkesa nuk duhej të transportohej në Tajlandë, pasi ka zbuluar mbetje toksike aty, si arsenik dhe plumb, duke e lidhur me një kompani çeliku në Elbasan. Puckett shprehu shqetësimin se praninë e prokurorëve gjatë hapjes së kontejnerëve është e domosdoshme për transparencë.
Posted inKryesore


