Ernest Muçi luajti një rol kyç në derbin Stambollit mes Galatasarayt dhe Besiktasit, duke shënuar një supergol në minutën e 94’ pas një goditjeje të shkëlqyer. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shpëtuar Besiktasin nga humbja, pasi ndeshja përfundoi 2-1 për Galatasarayn. Ky ishte goli i dytë i Muçit për sezonin, duke shtuar gjithashtu dy asistime në të gjitha kompeticionet.
Posted inSport


