Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, deklaroi se një anije me 102 kontejnerë mbetje toksike ka mbërritur në Portin e Durrësit. Ai është 90% i sigurt se kontejnerët përmbajnë mbetje të rrezikshme dhe theksoi se dërgesa nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Puckett kërkoi që hapja e kontejnerëve të bëhej nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun, duke nënvizuar origjinën e mbetjeve nga një kompani çeliku në Elbasan.
Posted inKryesore


