Një zjarr ka shpërthyer në një stallë derrash në Shkodër, duke shkaktuar djegien e 22 derrave, një makine dhe gjithë bazës ushqimore. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Policisë i është bërë raportimi i ngjarjes për vlerësim, pasi zjarri ndodhi rreth orës 21:10 në fshatin Vukatanë, në pronën e shtetasit A. Gj.
Posted inKryesore


