Policia e Shtetit ka njoftuar masat për protestën e opozitës më 29 tetor, e cila do të zgjerohet edhe në rrethe. Policia do të jetë dislokuar 30 minuta përpara nisjes në akset e paralajmëruara për bllokim. Në terren do të jenë forcat e rendit, si Shqiponja dhe FNSH, për të siguruar mbarëvajtjen e rendit. Policia garanton të drejtën e tubimit, por thekson se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
Posted inKryesore


