Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit publik gjatë protestës së nesërme të opozitës, duke kërkuar nga organizatorët dhe protestuesit që të mos bllokojnë rrugët, pasi kjo është e sanksionuar si vepër penale. Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet nga ora 17:00 deri në 20:00 në disa akse kryesore, përfshirë Tiranë-Durrës dhe Durrës-Fier. Policisë i është bërë thirrje për respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Posted inKryesore


