Në Shqipëri, vazhdojnë dënimet për blerje votash në radhët e opozitës, me ish-kryeplakun e Bërxullës, Agim Loci, që u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohej për bleje votash në favor të vajzës së tij, ish-kandidate opozitë në Vorë. Loci nuk do të shkojë në burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dhe do të kryejë 80 orë punë në komunitet për shkak të akuzës për “korrupsion zgjedhor”.
Posted inKryesore


