SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste. Me gjykimin e shkurtuar, ai mund të përfitojë ulje dënimi në 1 vit. SPAK gjithashtu kërkoi konvertimin e dënimit në 2 vite shërbim prove. Gjykata pritet të shpallë vendimin në seancën e ardhshme.
Posted inKryesore


