Qeveria shqiptare prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025, me rritje prej 500 milionë eurosh, por pa rritje për pensionet, përveç indeksimit. Pensionistët në Shqipëri fitojnë mesatarisht 131 euro në muaj, shumë më pak se fqinjët. Për indeksim, qeveria ka parashikuar vetëm 16 milionë euro, që do të sjellë një rritje prej vetëm 200 lekësh në muaj. Kjo situatë lë mbi 700 mijë pensionistë në varfëri, ndërsa prioritetet e qeverisë janë të tjera.
Posted inKryesore


