Në vitin 2025, pritet të gjenerohen rreth 9,1 miliardë lekë (90 milionë euro) të ardhura shtesë nga ndryshimet në legjislacionin tatimor, sipas projektbuxhetit. Ministria e Financave thekson se nuk do të ketë një paketë të re fiskale, përveç masave të mëparshme. Rritja e akcizës për cigaret, ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit dhe rritja e pagave në administratën shtetërore parashikojnë efekte të rëndësishme në të ardhura. Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të rritet me 3.9%.
Posted inKryesore


