Një shqiptar 43-vjeçar, Marsel D., u arrestua në aeroportin e Manises nga policia spanjolle, pasi ishte në kërkim nga autoritetet belge për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë më 2022. Ai kishte tentuar të kalonte kontrollin me dokumente false, por u identifikua nga gjurmët e gishtave. Marsel D. është në pritje të ekstradimit në Belgjikë, ku dyshohet se ka ndihmuar në ekzekutimin e Muçës, i cili kishte lidhje me familjen Çapja.
Posted inKryesore


