Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 është gati për ndeshjen e parë ndaj Kosovës në kualifikueset e Europianit 2025, e cila do të zhvillohet nesër në “Elbasan Arena” në orën 14:00. Vajzat, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, janë në formë të mirë dhe do të përpiqen të sigurojnë vendin e parë në grupin B4, që përfshin gjithashtu Kosovën dhe Izraelin. Tifozët ftohen të mbështesin skuadrën, me hyrje falas në stadium.
Posted inSport


