Një 24-vjeçar ka humbur jetën në lagjen e ish-Kombinatit të drurit, Elbasan, pas një shpërthimi të lëndës eksplozive që ai po vendoste në një automjet. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa i riu ishte duke manipuluar me një eksploziv. Pas shpërthimit, ai u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Një grup hetimor është formuar për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Posted inKryesore


