Partia Demokratike në Shqipëri do të protestojë sot dhe ka njoftuar policinë për një leje 3-orëshe. Protestuesit do të bllokojnë akse të rëndësishme, përfshirë mbikalimin e Kthesës së Kamzës dhe kryqëzimin e Milotit, duke filluar nga ora 17:00. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bardhi, theksoi se protesta është e ligjshme dhe kërkoi që policia të marrë masa për menaxhimin e trafikut.
Posted inKryesore


