Një grua 31-vjeçare, identifikuar si J. A., ka humbur jetën pas një rënie nga kati i 6-të i pallatit ku banonte në Tiranë, rreth orës 03:15. Sipas policisë, dyshohet se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, dhe akoma nuk janë zbuluar arsyet e saktë për këtë tragjedi. Dëmtimet nga rënia ishin fatale dhe ndihma e shpejtë nuk arriti ta shpëtonte.
Posted inKryesore


