Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua në Peristeri të Athinës për tentativë vrasjeje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje ndaj një 22-vjeçareje. Pas ndërprerjes së lidhjes, ai e detyroi atë në një taksi, duke e kërcënuar dhe fyer. Vajza përpiqej të dilte nga mjeti, por ai e mbajti me zinxhirin e çantës, derisa ajo arriti të çlirohet pasi zinxhiri u thye. Ajo kërkoi ndihmë nga kalimtarët dhe u çua në polici.
Posted inKryesore


