Në Shkodër, një atentat ndodhi sot rreth orës 15:50 në zonën “5 Heronjtë”, duke lënë të vdekur Hamza Lici dhe kalimtaren Flutura Basha, ndërsa Arlind Bushati u plagos rëndë. Lici dhe Bushati ishin duke udhëtuar me një automjet, kur u sulmuan me armë nga një makinë tjetër. Pas sulmit, ata humbën kontrollin dhe u përplasën me një motor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Posted inKryesore


