Një 17-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një plagosjeje me thikë nga një bashkëmoshatar, Klisman Dani, 18 vjeç. Ngjarja ndodhi në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” në Fushë Krujë, gjatë një konflikti mes dy nxënësve. I plagosuri ka pësuar plagë të thella dhe hemorragji, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga policia për hetime të mëtjeshme. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Posted inKryesore


