Opozita organizoi një protestë me bllokim rrugësh në disa akse të vendit, ku policia e Elbasanit arrestoi tre persona për veprat penale lidhur me manifestimin. Gjithashtu, janë në procedim të lirë tre deputetë të Partisë Demokratike dhe disa qytetarë të tjerë. Tre shtetas janë shpallur në kërkim. Arrestuarit ndaluan qarkullimin duke lënë automjete në rrugë, të cilat janë sekuestruar nga policia. Prokuroria po heton për identifikimin e të tjerëve të përfshirë.
Posted inKryesore


