Policia ka nisur hetimin ndaj deputetëve opozitarë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu e Asllan Dogjani për pengimin e qarkullimit, prishjen e qetësisë publike dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë. Në ngjarje janë proceduar gjithashtu 33 protestues dhe janë sekuestruar dy automjete të përdorura për bllokimin e rrugës. Policia po punon për kapjen e dy personave të tjerë dhe ka shpallur në kërkim tri automjete.
Posted inKryesore


