Deputeti i PS, Bujar Çela, është pyetur në SPAK lidhur me shpërthimin në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën dy punëtorë. Avokati i tij deklaroi se ai është në gjendje shëndetësore të rënduar dhe nuk ka dhënë shumë informacion. Çela është nën hetim për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe ndërtim të paligjshëm. Rastin e heton SPAK, ndërsa Leonard Gjini, i arrestuar për incidentin, u lirua shpejt.
Posted inKryesore


