Laçi po përjeton një transformim të madh nën trajnerin Françesko Moriero, duke mposhtur kampionët Egnatia me rezultatin 2-0. Prodani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11′, ndërsa Melo vulosi rezultatin në të 53′. Ky sukses, i dytë në tri ndeshje për Morieron, e afron Laçin me zonën e mesme të renditjes dhe rrit shpresat për mbijetesë. Nga ana tjetër, Egnatia vazhdon krizen, me tre ndeshje pa fitore.
Posted inSport


