Policia në Lushnje ka proceduar penalisht dy tifozë të Tiranës, A. M. dhe K. Ll., të dy 19 vjeç, për hedhje lëndësh piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu” gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia. Një futbollist i Vllaznisë u plagos lehtë nga këto veprime. Materialet janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme për “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndeshja u mbyll me fitoren e Vllaznisë 4-3.
Posted inKryesore


