Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, është pyetur sot nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetime që po i bëhen për katër vepra penale, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Pas seancës, ai nuk ka dhënë komente për mediat. Klosi është gjithashtu zv/minister i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është nën hetim për veprime të tjera si mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve.
Posted inKryesore


