Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili udhëtonte me armë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një pistoletë e paligjshme me municion. Operacioni i koduar “Driver” u finalizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati Nr. 2, pas inteligjencës për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i D. R. u bë në rrugën “Teodor Keko”, ku u sekuestrua arma si provë materiale.
Posted inKryesore


