Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Esmerald Ballën, akuzuar për vrasjen e babait të tij në gusht. Ngjarja, e ndodhur më 13 gusht, përfshinte denoncimin e zhdukjes së Enver Ballës, trupin e të cilit e gjetën disa ditë më vonë në një pus. Policia kishte dyshime për një krim familjar dhe ka përdorur përgjime telefonike për të zbardhur ngjarjen. Po ashtu, shoku i Esmeraldit është akuzuar për moskallëzim krimi.
Posted inKryesore


