Genti Nderjaku është lënë në “arrest shtëpie” nga GJKKO, pasi afatet e tij të paraburgimit përfunduan. Ai akuzohet për trafikun e drogës dhe dyshohet si pjesë e grupit që organizoi sulmin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku u vra shoferi Andi Maloku. Redjan Rraja dhe Ariol Halili janë dënuar për këtë ngjarje, ndërsa Nderjaku dhe bashkëpunëtori Julian Pjetri kanë fituar të drejtën të mos mbahen më në paraburgim, por nën mbikëqyrje.
Posted inKryesore


