Opinioni publik në Shqipëri u trondit nga atentati në Shkodër që rezultoi me tre viktima, mes të cilëve një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bashkim, ishin në motorin e tyre kur u goditën nga një “Mercedes-Benz” që u përfshi në shkëmbim zjarri. Flutura vdiq në vendngjarje, ndërsa Bashkimi po lufton për jetën në spital. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve.
Posted inKryesore


