Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se nesër do të dorëzohet një projektligj për statusin e minatorëve në Kuvend, në përgjigje të protestave të tyre. Bardhi theksoi se PD ka dëgjuar kërkesat e minatorëve dhe zbaton atë që ata kërkojnë. Ai shpjegoi se ligji është firmosur pas takimeve me minatorët dhe do të dorëzohet zyrtarisht nesër.
Posted inKryesore


