Pas më shumë se një muaji nga dënimi, Gjykata e Apelit në Tiranë ende nuk e ka bërë të njohur vendimin për Ervin Salianjin. Mbrojtja e tij ka kërkuar që të sigurohet arsyetimi i vendimit për të ndjekur procedurat e tjera ligjore. Salianji, i dënuar për “Kallëzimi i rremë,” ka filluar të vuajë dënimin, megjithëse nuk ka marrë akoma njoftimin e plotë për vendimin. Avokati kërkon zbardhjen e vendimit për të vazhduar apelimin.
Posted inKryesore


