Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte për të diskutuar tre projektligje, si dhe dekretin e presidentit Për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Në rend dite janë projektligjet për shkencën, ndryshime në ligjin për shërbimin e kërkim-shpëtimit dhe një ndryshim në ligjin “Për fondin kullosor”. Gjithashtu, do të shqyrtohet zgjatja e afatit të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike dhe ndarja e pagave për personelin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Posted inKryesore


