Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën shpërbërjen e UNMIK në Kosovë duke argumentuar se misioni ka përmbushur mandatin e tij shumë kohë më parë. Ambasadori amerikan dhe përfaqësues britanik theksuan nevojën për rishikimin e mandatit, duke reflektuar zhvillimet pozitive në Kosovë. Megjithatë, Kina, Rusia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara kundërshtuan propozimin, ndërsa Franca shpreson për diskutime mes liderëve të Kosovës e Serbisë.
Posted inKryesore


