Federata e Futbollit do të organizojë mbledhjen e Komitetit të Medias së UEFA-s më 1 nëntor në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e Armand Dukës. Agjenda përfshin diskutimin e strategjive për promovimin e futbollit në nivel europian, përpjekjet për rritjen e përfshirjes në Shqipëri, dhe rishikimin e planit të komunikimit për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Në fokus do të jetë edhe ndërgjegjësimi për fushatat kryesore të UEFA-s.
Posted inSport


