Trajneri i Everton, Sean Dyche, ka thënë se rikuperimi i sulmuesit Armando Broja po shkon mirë dhe ai mund të bashkohet me ekipin e parë javën e ardhshme. Megjithatë, Broja ka nevojë për stërvitje të plotë për t’u bërë gati për ndeshje, pasi është jashtë prej kohësh për shkak të dëmtimit. Ai ndoshta do të mungojë edhe për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Posted inSport


