Deri në shtator 2024, Shqipëria ka një detyrim prej 181 milion eurosh ndaj arbitrazheve ndërkombëtare, me një rritje prej rreth 5% krahasuar me vitin e kaluar. Konsiderohet se këtë rritje e kanë shkaktuar humbjet e reja dhe kostot ligjore të përfaqësimit. Çështjet kryesore përfshijnë “Hydro dhe të tjerë” me një detyrim prej 108 milion eurosh dhe “Construzioni Dondi” me 13.4 milion euro. Shteti shqiptar vazhdon të ngarkojë kosto ligjore, përfshirë 1.5 milion euro për çështjen “Hydro”.
Posted inKryesore


