KF Tirana është dënuar me 300 mijë lekë gjobë dhe do të luajë ndeshjet e mbetura të sezonit 2024-2025 pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar të tyre gjatë ndeshjes me Vllazninë, ku u lënduan tre futbollistë pas hedhjes së lëndëve plasëse. Vendimi u mor pas një hetimi të zhvilluar nga Komisioni i Disiplinës. Njëri nga lojtarët e Vllaznisë, Esat Mala, u trajtua në spital për probleme me dëgjimin.
Posted inSport


