Familja Lici ka refuzuar të hapë dyert e mortit për Hamza Licin, 23-vjeç, i vrarë në Shkodër në një atentat me kallashnikovë. Viktima u qëllua nga një automjet luksoz, i cili më pas u gjet i djegur. Policia ende nuk ka zbuluar detajet e krimit, por dyshohet se një tjetër automjet ka qenë i përfshirë në incident, duke ndihmuar atentatorët. Familja ka vendosur ta përcjellë të ndjerin vetëm me dhimbjen e tyre.
Posted inKryesore


