Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkel Kushtetutën duke diskutuar vendimin e Parlamentit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Ky veprim përbën uzurpim të kompetencave të Parlamentit, që ka të drejtën dhe detyrimin ligjor për shpalljen e vakancave. Këshilli, i ngarkuar të vlerësojë kandidatët, nuk ka të drejtën të komentojë procedurat e institucioneve të tjera, duke rrezikuar balancimin e pushteteve.
Posted inKryesore


