Në Novi Sad, Serbi, 14 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor, siç njoftoi Prokuroria. Nga viktimat e identifikuara, 2 ishin gra dhe 7 burra. Dy gra dhe një burrë janë në gjendje të rëndë në spital. Kryeministri Vuçeviq shpalli 2 nëntorin ditë zie dhe kërkoi përgjegjësi për gjendjen e objektit, ndërtuar në vitin 1964. Stacioni kishte përfunduar rikonstruksionin në 2024, por streha nuk ishte rindërtuar.
Posted inKryesore


