Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kritikuan qeverinë e Serbisë për miratimin e një projektligji që përcakton juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, duke e konsideruar këtë si shkelje të detyrimeve të Beogradit në bisedimet e Brukselit. Projekti, i shpallur nga presidenti Vuçiç, ka shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet kosovare, që e shohin si një veprim armiqësor. Të dyja palët janë ftuar të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Posted inKryesore


