Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar në stacionin policor të Pejës. Sipas zëdhënësit të policisë, Driton Rugova, ai u dorëzua mëngjesin e sotëm së bashku me avokatin e tij. Stresi kërkohej nga policia për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” që lidhet me një sherr në një klub nate. Ai ishte në kërkim, po ashtu si reperi Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më parë.
Posted inShow Bizz


